A kishte bukuri “piktura” e dhunës në derbin Tirana-Partizani?

Kur nuk e thua dot të vërtetën që pret me padurim, më mirë prefero heshtjen, sesa të  lëvdosh dhunën nga..frika.  Pas asaj që ndodhi në Derbi, gjatë një interviste, trajneri i Tiranës, Ardi Mema, i ka lejuar  vetes një frazë-autogol,  e cila  zbulon se dhuna po na futet nën lëkurë: “Tifozët duhet të ndërgjegjësohen pak për hyrjet në fushë apo gjëra të kësaj natyre. Megjithatë, ka bukuri edhe me këto që ndodhën”. Nëse dhe futbolli ka një zot,, ku është bukuria kur dy tifozeritë e ekipeve të Tiranës dhe Partizanit i rrezikuan  jetën njëri –tjetrit, duke goditur kokat më fort, sesa  futbollistët goditën  topin në fushë. Trajneri Mema , sidomos në këto momente, kur presioni është si një erë që fryn nga katër anët, të paktën ta shpërfillte temën e dhunës, duke mos i lejuar vetes rolin e avokatit të gabuar..

Çfarë nuk dëgjohet për të mbajtur gjallë dhunën! Thonë se ndeshjet derbi pa dhunë do të ishin si peshku pa ujë. Ç’kuptim do te kishte një ndeshje inati dhe zemërimi nderqytetas,  sikur të luanin vetëm ne fushë futbollistet dhe tifozet të bënin sehir. Nuk ka nevojë për leksione Ardi Mema, sepse e di fort mirë se bukuria e futbollit nuk ka lidhje me dhunën e tifozëve. As me banderolat që kallin datën , për të mos folur për planin që kaperceu limitin e arsyes,  ato  gropat e  mbushura  me fishekzjarre, si një  “bukuri vrasëse”  për ndeshjen,  së cilës ia paskemi gjetur emrin si pa dashje, kur e pagëzonim  ..ndeshja e jetës!

Sfidanti.al