‘Katër të pathyeshmit’ e PSG por ‘terrorizojnë’ Evropën

Treshja Ikardi-Nejmar-Mbape së bashku me Di Marian janë shpresa e re e Paris Sën Zhermenit. Sulmi fantastik që ëndërronte presidenti Nasser Al Khelaifi po funksionon dhe katërshja fantastike e këtij reparti duket se ka marrë përsipër të drejtojë Paris Sën Zhermenin në arritjen e objektivit të tij, fitoren e Champions League të parë të klubit.

Sot për sot, sulmi që ka në dispozicion trajneri Tuhel shihet me zili në Evropë. Statistikat janë të jashtëzakonshme dhe kur këta lojtarë luajnë bashkë që nga minuta e parë, Paris Sën Zhermeni nuk njeh humbje dhe në kryeqytetin francez ata janë pagëzuar si ‘Të pathyeshmit’.

Paris Sën Zhermeni ka në dispozicion një repart ofensiv që ka shpërthyer përfundimisht në ndeshjet e fundit. Nejmar I ka lënë pas problemet me dëmtimet dhe trajneri gjerman më në fund vendosi ta aktivizojë bashkë me 3 lojtarët e tjerë duke modifikuar skemën e tij në 4-2-1-3 me Di Marian që luan në cdo pozicion të fushës. Shifrat janë të frikshme 14 gola të shënuar në 3 ndeshje, 13 nga të cilët kanë si autor 1 prej këtyre 4 lojtarëve dhe vetëm 2 të pësuar

Produktiviteti sulmues I Ikardit, Nejmar e Mbappe po frikëson futbollin dhe nëse kësaj force I shtohet edhe Di Maria, atëherë Paris Sën Zhermen nuk mund të bëjë gjë tjetër vecse të fërkojë duart. Të katërt këta lojtarë kanë shënuar 57 nga 78 golat e Paris Sën Zhermenit në këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Po kështu ata kanë regjistruar në total edhe 34 asiste. Në mënyrë specifike ja si janë statistikat e secilit prej këtyre 4 futbollistëve.

Nejmar: 10 gola dhe 6 asiste

Mbapé: 19 gola dhe 11 asiste

Ikardi: 17 gola dhe 4 asiste

Di María: 10 gola dhe 13 asiste

Shembulli më I mirë është Anhel Di Maria. Në këtë fazë të sezonit, Di Maria ka dhënë 13 asiste dhe vazhdon të shfaqë progress në lojën e tij pasi me këtë ritëm ai shumë shpejt do të përmirësojë shifrat e regjistruara në sezonin 2015/2016 me 25 pasime për gol. Por Di Maria nuk është I vetmi që shkëlqen, Mbape deri tani ka shënuar gjysmën e golave të  të gjithë sezonit të kaluar që e mbylli me 39 finalizime. Për më tepër Mbape ka arritur të barazojë një rekord që në Paris po rezistonte prej 30 vitesh; ka shënuar të paktën 1 gol në 8 ndeshje radhazi, gjë që më parë e ka bërë Karlos Bianki në sezonin 1978-79. Po kështu statistikat e ndeshjeve ku në fushë kanë qenë vetëm Ikardi-Mbape e Nejmar pa Di Marian, janë po kaq të frikshme; 22 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar.

Sfidanti.al