Aventurës në Italinë e Jugut duket se i erdhi fundi vërtet. Elseid Hysaj e Napoli shpejt pritet të ndahen, por sipas agjentit të lojtarit shqiptar, atë e pret një e ardhme sërish e ndritur. Mbrojtësi 27-vjeçar është përfolur si pjesë në të ardhmen e Romës apo e Milanit, dhe agjenti Mario Xhufredi, flet me besim.
