Ka “hosana” për Mançester Sitin, por Guardiola nuk i harron dështimet në Champions!

Himni i këtij kompeticioni është kthyer një fiksim. Sa herë që futbollistët e Mançester Sitit dalin në fushë në një ndeshje të Championsit, ata kujtojnë dështimet e tyre radhazi. Nuk ndodhi kështu mbrëmjen e fundit, pasi skuadra angleze triumfoi pastër e bindshëm 2-0 ndaj Borusias së Mynshengladbahut, por e kaluara nuk është shumë shpresëdhënëse. Analistët në televizionin “BT Sport” gjithsesi i thanë trajnerin Pep Guardiola pikërisht se suksesi ishte i lehtë.

“Ndonjëherë duket e lehtë kur e sheh nga jashtë, – u përgjigj ai, – dakord, e kontrolluam ndeshjen mirë që nga fillimi, arritëm një rezultat të mirë dhe kjo nuk mund të mohohet, por ju e dini sesa e vështirë është gara në Champions. Sidoqoftë, përgëzoj lojtarët sepse luajtën shumë mirë, nuk gabuan thuajse asgjë. Problem është lodhja sepse kur luan në 4 fronte duhet të bësh rotacion, gjë që nuk është e lehtë. Gjithsesi, jemi të lumtur që jemi në raundin tjetër”.

Guardiola e ka kujtesën ende të fortë dhe nuk ka sesi harron disfatat e shumta të ekipit të tij që është ndërtuar me qindra milionë paundë stërlina. Edhe pse në Champions që nga viti 2011, Siti mezi ia ka dalë të mbërrijë një herë të vetme në gjysmëfinale, ndërsa tre sezonet e kaluara është eleminuar gjithnjë në çerekfinale, nga ekipe si Lioni, Totenhenmi apo Liverpuli.

Sfidanti.al