Chelsea, Hudson Odoi, sa shtrenjtë kushton aksidenti me Lamborghini

Ka cështje të lëna pezull për Callum Hudson-Odoi, futbollistin e Chelseat. Ai me makinën e tij Lamborghini Urus mbeti i përfshirë në një aksident me një makinë Renault në muajin gusht dhe tani rrezikon të hyjë në telashe të mëdha; nga hetimet për mashtrim. Hudson Odoi e pësoi aksidentin në Wandsworth, në Juglindje të Londrës, në gushtin e 2020 kur makina e tij luksoze me vlerë 225 mijë Euro u përplas me një makinë Renault që drejtohej nga një specializant në mjekësi, 29 vjec. Futbollisti që ishte i shoqëruar edhe nga 2 djem të tjerë doli nga makina, bëri një video me telefonin e tij ndërkohë që i kërkonte pronarit të Renault të pranonte fajin.

Por drejtuesi i Renault refuzoi duke këmbëngulur se ishte vetë futbollisti që u përplas me të. Hudson Odoi nuk e denoncoi faktin në atë kohë, por sipas avokatëve të tij, ishte një palë e tretë që e shkaktoi aksidentin; dyshohet se bëhet fjalë për vëllain e madh të futbollistit, Bradley

Ndërkaq, mjeku i ri bëri deklaratën e tij. ‘Ishte një tronditje e madhe kur makina e tij më goditi-tregoi drejtuesi I Renault-e njoha Callum në momentin kur doli nga makina. Kishte veshur uniformën e Chelsea dhe ishte I zemëruar. Nisën të filmonin por nuk doja të pranoja se ishte faji im. Prita që të vinte vëllai I tij. U tallën me mua se drejtoja një model të vjetër. Kompania ime e sigurimit mori dokumentacion për një Ferrari e më pas për një Mercedes. Dua që policia të hetojë’.

Pas kësaj deklarate të mjekut, policia nisi hetimet për mashtrim kundrejt Hudson Odoit, kështu që avokatët e tij deklaruan se ai që paraqiti doklumentacionin ishte vëllai i lojtarit, Bradley dhe jo Hudson Odoi.

Sfidanti.al