Tre skuadra angleze, dy gjermane, një spanjolle dhe asnjë … italiane. Kjo është mënuja e shortit çerekfinale të Ligës së Kampionëve që hidhet këtë të premten në orën 12:00 në Nion të Zvicrës. Bashkë me të tjerat do të jetë edhe një ekip nga Franca, dhe një nga Portugalia. Parashikimet japin Mançester Sitin si favorit absolut për të fituar trofeun, edhe pse nuk e ka bërë kurrë të vetin. Për habi, Bajerni i Mynihut që është kampion i Europës në fuqi jepet në vendin e dytë, ndërsa pas fij finalisti i vjetshëm Paris SG, e më tej dy skuadrat angleze, Liverpul e Çelsi. Çudi që Reali është vetëm në vendin e 6-të nga 8 ekipe gjithsej, ndonëse 13 herë kampion i Europës. Shorti do të jetë i lirë, pra pa asnjë kufizim dhe ekipet e një shteti, të të njëjtit grup mund të çiftohen, pa u ndarë në “vazo e parë”dhe “vazo e dytë”.
Mançester Siti 2.25
Bajerni i Mynihut 3.00
Paris SG 5.00
Liverpuli 7.00
Çelsi 8.00
Reali i Madridit 10.00
Dortmundi 16.00
Porto 40.00
Sfidanti.al