A mund t’i ketë Fliku Vernerin dhe Havercin krah Sanesë tek Bajerni?!

Kuptohet që ishte çështje edhe financiare, por edhe taktike. Trajneri bavarez pohoi se bashkë me drejtorin sportiv, Hasan Salihamixhiç, diskutuan në verë lojtarët që mund të merrnin përforcim dhe tre emrat që u diskutuan ishin Leroi Sane, Kai Haverc dhe Timo Verner. Në fund, Bajerni mori Sanenë për rreth 50 milionë euro, më pak se gjysmën e asaj që pretendonte Mançester Siti një vit më parë, ndërsa Verner shkoi tek Çelsi për rreth 63 milionë euro dhe Haverc po tek Blutë e Londrës, ndoshta për 100 milionë. Bajerni kurseu jo pak, por trajneri Flik theksoi edhe diçka tjetër.

“Unë do të kisha dashur t’i kisha pasur të tre, – tha ai, – por, përfundimisht vendosëm për Sanenë, ai mund të bëjë diferencën”. Ndoshta Verner mund të krijonte një dualizim për golin me Robert Levandovskin dhe Fliku nuk deshi ta shqetësonte yllin e tij kryesor. Haverc do të duhej të kërkonte ndryshimin e skemave të Bajernit, gjë për të cilën Flik nuk ishte i gatshëm ta bënte, plus që edhe kushtonte shtrenjë. Ndoshta në të ardhmen, edhe mund të mendohet për ta, sidomos për Havercin, ndërsa Fliku pohoi se bashkë me “Brazzon” (Salihamixhiçin) diskutuan për Hadson-Odoin dhe Serginjo Destin.

Sfidanti.al