Në shekullin e 10-të apo të 11-të, populli i tij ishte tmerri i kontinentit, duke plaçkitur e sulmuar nga të katër anët, nga ishujt britanikë, në tokat gjermane, në Mesdhe, madje duke kaluar nëpërmjet lumenjve të mëdhenj të Lindjes mbërritën deri në Kiev ku themeluan Shtetin e parë Rus. Ata ishin vikingët, nga të cilët kanë mbetur vetëm bëmat, anijet dhe armët, ndërsa në tokat e tyre jetojnë popujt më demokratikë dhe me barazinë më të madhe në botë.
Gjithsesi, historia ndodh që përsëritet, edhe pse në forma të ndryshuara, dhe një Viking i tmerrshëm është shfaqur së fundmi. Ky është Erling Haland, një gjigand prej 1.94 metrash, që duket se për momentin mund të bëjë gjithçka në një fushë futbolli. Shënoi 2 gola të tjerë për Dortmundin duke e kualifikuar për në çerekfinale, me barazimin spektakolar 2-2 ndaj Seviljes. Në Spanjqë kishte përfunduar 3-2 për gjermanët, ku dy gola ishin shënuar nga Halandi. Ai ka 10 gola në këtë sezon të Championsit në vetëm 6 ndeshje të luajtura, ndërsa ka 20 në total në 14 ndeshje.
Ai është më i riu që ia del deri në 20 gola, në moshën 20 vjeç e 231 ditë. Kilian Mbape është i dyti tashmë në moshën 21 vjeç e 355 ditë. Halandi po ashtu lojtari që arriti në 20 rrjeta në më pak ndeshje, vetëm 14 në krahasim me 24 të Harri Kejnit. Dortmundi është në çerekfinale për herë të parë që nga 2017, dhe fiton edhe 10.5 milionë euro të tjera shpërblim nga UEFA.
Sfidanti.al