Guardiola nxehet me gazetarët për krahasimin me Mançester Junajtidin

Disfata e kaluar në derbi tregoi se fatkeqësia në futboll është menjëherë pas dere, por mjeshtëria e gazetarisë qenka e tillë që vazhdon të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Pep Guardiola “po mjekonte plagët” pas humbjes 0-2 me Mançester Junajtidin, por ndërsa përgatitej për sfidën e sotme në Premier Ligë ndaj Sauthemptonit, atij iu bë një pyetje që e ngacmoi jo pak.

“A do të mund të fitoni edhe ju 9-0 ndaj Sauthemptonit, siç bëri Mançester Junajtidi?”, – tha një gazetar. “Ne do të fitojmë 18-0, ky do të jetë rezultati”, – u përgjigj flakë për flakë trajneri katalanas i Sitit, ndërsa më pas e qortoi pyetësin për mungesë respekti ndaj Sauthemptonit. “Junajtidi shënoi 9 gola sepse për 89 minuta luajtën 11 vetë kundër 10 vetëve, – vazhdoi më pas Pepi, – mendoni se kjo është një shaka? Lerini këto, ne do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen dhe të fitojmë tri pikët. Unë jam tifoz i madh i asaj skuadre, sepse luan shumë mirë futboll”.

Sfidanti.al