Sulmo bashkëshorten për të goditur futbollistin, është kjo një lëvizje e hershme që e bëjnë gjithnjë tifozët dhe këtë radhë protagoniste u bë një emër I famshëm, Shakira, e fejuara e mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique. Por ky I fundit duket se është mësuar tashmë me këto sulme. Në derbin me Espanyol prej kohësh dëgjohen fjalë të rënda në drekjtim të këngëtares kolumbiane, por që thuajse kurrë nuk kanë pasur efektin e shpresuar. Megjithatë dikush tjetër po e tenton përsëri; tifozët e Paris Saint Germainit që do të përballen me Barcelonën për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.
Pavarësisht fitores 4-1 në Camp Nou, pritja për katalanasit nuk ka qenë ndër më të mirët. Është e lehtë të imagjinohet revanshi për atë që ndodhi përpara disa javëve kur tifozët e Barcelonës deshën t’ua bëjnë të pamundur jetën futbollistëve të Pochettinos kur shpërthyen fishekzjarrë nën dritaret e hotelit të skuadrës franceze.
Sipas El Mundo Deportivo, tifozët e PSG u bashkuan ditën e diel dhe shfaqën parrulla kundër skuadrës katalanase, njëra prej të cilave ishte për Shakirën
‘Shakira në La Jonquera’-lexohej në këtë parrullë që sipas shpjegimit të El Mundo Deportivo, bëhet fjalë për qytezën katalanase La Jonquera që është pak km larg kufirit me Francën. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje La Jonquera historikisht është vizituar nga francezët për shkak të numrit të madh të prostitutave. Me fjalë të tjera, një mënyrë shumë pak e sjellshme për të etiketuar të shkretën Shakira si një femër të lehtë, dicka që me siguri e ka zemëruar Pique, që nuk do të ketë mundësi të marrë revanshin në fushë duke qenë se ësgtë I dëmtuar, por me siguri do të gjejë mënyrën për t’u përgjigjur.
Sfidanti.al