UEFA është dakord dhe ka vendosur që t’i pranojë ndonëse shifrat e infektimeve në Europë vazhdojnë të jenë të larta. Tetë klubet çerekfinalistë të Championsit janë njoftuar se do të ketë të paktën 9 000 tifozë në stadiumin “Ataturk” në Stamboll për finalen e këtij viti, ku dy finalistët do të kenë numër të babarartë biletash. Gjithsesi, do të jetë qeveria turke që do të marrë vendimin përfundimtar, në përputhje me situatën epidemike në Stamboll. Biletat do t’u dërgohen tifozëve nëpërmjet telefonëve celularë për të mos pasur radha e për të mos u rrezikuar nga Kovidi. Po ashtu, biletat do të jenë personale dhe nuk mund t’u shiten dikujt tjetri. Kapaciteti i stadiumit është mbi 75 000 tifozë, dhe UEFA beson se numri i njerëzve në finale mund të rritet deri në 30 apo 50 për qind.
Sfidanti.al