Italia, Bonucci feston 100 ndeshjet me përfaqësuesen: Emocion dhe entuziazëm

Leonardo Bonucci pati një motiv më shumë se shokët e tij të skuadrës te përfaqësuesja italiane për të festuar fitoren 2-0 ndaj Irlandës së Veriut; mbrojtësi i Juventusit në atë sfidë arriti në kuotën e 100 ndeshjeve të luajtura me fanelën e Të Kaltërve, një arritje që futbollisti 33 vjecar e festoi edhe në profilin e tij në Instagram me një postim të dy fotove dhe një video të shoqëruara me frazën: ‘Emocioni që e vesh 100 herë, entuziazmi sikur të ishte hera e parë. Faleminderit’.

Leonardo Bonucci është futbollisti i 8 që arrin në kuotën e 100 ndeshjeve të luajtura me fanelën e Italisë dhe lojtari i 5 më i ri, teksa e regjistroi këtë shifër në moshën 33 vjec e 329 ditë. Për më tepër, ditën e enjte, Bonucci luajti ndeshjen e tij të 23 me Italinë nën drejtimin e trajnerit Roberto Mancini duke u bërë futbollisti më i aktivizuar prej këtij të fundit.

Sfidanti.al