Red Bulli kryeson, por surpriza në Bahrein është Meklareni

Maks Verstapen, i mbiquajturi “i çmenduri” zuri vendin e parë në provat e lira në pistën e Sakhirit në Bahrein. Gjithsesi, holandezi i Red Bullit nuk pati ndonjë diferencë të madhe me të tjerët dhe e papritura më e madhe në Lindjen e Mesme ishte Meklareni, me pilotin e tij të ri Lando Norris që ishte më pak se një të dhjetën e sekondit më i ngadaltë se kryesuesi. Pas tyre, kampioni i botës në fuqi Ljuis Hamilton me Mercedesin që gjithashtu nuk është larg, vetëm 235 të mijtat. Karlos Sainz, spanjolli i Ferrarit, tregoi se mund të konkurrojë me më të fortët, ndërsa Valteri Botas ishte vërtet i pesti, por më i diferencuar. Gjithsesi, duhen pritur provat zyrtare e më pas gara, për të parë nëse Leklerku i Ferrarit dhe Fernando Alonso i Renosë do të kenë problemet që patën të premten, apo do të jenë më lart.

Sfidanti.al