U dha vendimi për cështjen e tamponëve te skuadra e Lazios që u dënua për mungesë respekti të kontrolleve anticovid; Gjykata Federale e dënoi presidentin e Lazios me 7 muaj pezullim, 12 muaj për mjekët Ivo Pulcini dhe Fabio Rodia, ndërsa Lazio vetëm sa u gjobit me 150 mijë Euro, nuk pati penalizim në pikë.
Akuza u bazua në mungesën e respektit të protokollëve anticovid e sidomos në mungesën e komunikimit të agjencive shëndetësore rajonale kompetente dhe vendosjes në izolim të lojtarëve pozitivë. Lazio, Lotito, Pulcini e Rodia ishin nën gjykim pasi u komunikuan autoriteteve kompetente pozitivitetin në testet me tamponë të UEFA të 8 lojtarëve për ndeshjet e Ligës së Kampioneve me Bruges dhe Zenit, për mungesën e komunikimit me ASL dhe vendosjen në karantinë të 3 futbollistëvë të tjere në testet me tamponë të UEFA(Immobile, Leiva dhe Strakosha) përpara ndeshjes me Torinon në 1 nëntor
Prokuroria e FIGC kërkoi 13 muaj pezullim për Lotiton e 16 muaj për mjekët dhe një gjobë 200 mijë Euro për klubin, por gjykatësit u treguan të mëshirshëm sidomos për Lotiton.
Sfidanti.al