Me dy rrjetat e shënuara ndaj Unionit të Berlinit, sulmuesi polak arriti në 31 në Bundesligë, diçka që e ka bërë në 27 ndeshje. Kur mbeten edhe 7 javë deri në fund, Levandovski ka nevojë për 11 gola që të thyejë rekordin personal dhe të kampionatit me 41 rrjeta, që e vendosi sezonin e kaluar.
