Në Gjermani thonë se ky Bajern nuk ishte parë që nga koha e Flikut!

Një lojë sulmuese është diçka dhe një dominim i plotë me ofensivë gjatë gjithë kohës është diçka tjetër. Mediat bavareze u mahnitën dhe ranë përsëri në dashuri me Bajernin e tyre, që nuk kishte qenë kaq “total” nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsman. “Diçitura” për ndeshjen e Championsit ndaj Salcburgut ishte “rikthim në kohët e Hansi Flikut”, sepse me trajnerin e sotëm të Gjermanisë, ekipi ndoshta nuk mund të cilësohej kaq shumë “modern” sa me “adoleshentin” Nagelsman, por ishte një “rul” që shtypte gjithçka që i dilte përpara. Një karakter dhe një bashkësi e tillë u duk tek Bajerni i së martës. Fitorja 7-1 tregoi se Levandovski është njeriu i Championsit, që prania e Manuel Nojerit është ende jetike, dhe që Xhamal Musiala ishte shumë i mirë në mesfushë, më në fund, ndërsa konkluzionet janë që ai ka nevojë për më shumë minutazh.

Sfidanti.al