Çelsi ndoshta shpëton, por 5 yje do të largohen falas në verë

Ka juristë në Angli që thonë se Roman Abramoviç mund ta shesë klubin pavarësisht vendimit të qeverisë britanike për “ta ngrirë”. Gjithsesi, edhe nëse miliarderi rus ia del, sërish skuadra e Çelsit pritet ta vuajë shumë krizën financiare që po bie mbi krye. Pesë lojtarë të paktën mund të largohen me parametër zero, sepse atyre u përfundon kontrata dhe klubi nuk mundet që t’ua rinovojë edhe nëse ata do të duan (diçka që nuk është e sigurt). Antonio Rydiger, Sezar Azpilikueta, Andreas Kristensen janë kryesorët, por edhe Saul Nigez mund të kthehet tek Atletiko sepse i përfundon huazimi. Edhe 25-vjeçari Çarli Musonda, ndonëse ky është më pak i njohur sepse nuk është aktivizuar shumë.

Sfidanti.al