Julian Nagelsmani po nis të bëhet i bezdisshëm, edhe pse jo agresiv dhe kundërshtues. Trajneri padyshim që i ka trokitur disa herë drejtuesve në derë për të forcuar skuadrën, por ata i kanë treguar faturat. Tek Bajerni gjendja nuk është aq e mirë sa duket, pavarësisht lavdërimeve se u përballua mirë pandemia, pavarësisht kualifimit madhështor në Champions dhe kryesimit në Bundesligë. Mediat bavareze shkruajnë se kampionët e Gjermanisë janë shtrënguar shumë nga ana financiare pas rritjes së rrogave të disa lojtarëve si Kimih, Gorecka apo Koman. Priten bisedimet me Tomas Mylerin, Manuel Nojerin dhe sidomos Robert Levandovskin, ndërsa për të marrë yje të rinj duket e vështirë. Nagelsmani kërkon lojtarë të tjerë që të luajë me skemën e tij të preferuar 3-4-3, por nuk dihet se çfarë mund të gjejë.
Sfidanti.al