Ç’do të thotë që Man. Siti mund t’i japë Halandit 31 milionë euro në sezon?!

Në Angli flasin me paundë stërlina dhe me rrogë javore. Sipas këtyre parametrave, sulmuesi norvegjez merr 500 000 në 7 ditë, që po të përkthehen me euro arrijnë në 600 000 në javë, dhe mbi 31 milionë në vit. E tillë, sipas mediave, rroga që Mançester Siti është gati t’i japë Erling Halandit, ndërsa në pagesat do të përfshihet padyshim shpërblimi për Mino Raiolën, dhe 80-90 milionë eurot për kartonin e yllit të Dortmundit. Kjo do të thotë se Siti është një klub në gjendje për t’i dhënë këto para, pavarësisht Lojës së Ndershme Financiare, por edhe se anglezët po ndjekin “vallen” e kohës, pasi rroga të tilla ka kohë që jepen e do të jepen për superyjet, siç ka ndodhur me Mesin, Ronaldon, Nejmarin apo Mbapenë.

Sfidanti.al