Kovidi nuk vonon të godasë Formula 1, Fetel nuk garon në Bahrein!

Kampionati botëror që nis këtë fundjavë do të ketë një mungesë të madhe. Sebastian Fetel nuk do të mundet të konkurrojë në garën e parë të sezonit në Formula 1, dhe ky është një minus, edhe pse gjermani sot nuk ka një makinë për të konkurruar për podiumin. Katër herë kampioni i botës në Formula 1 ka rezultuar pozitiv me Kovid 19, ndaj nuk mund të marrë pjesë në Bahrein. Skuadra e tij, Aston Martin ka vendosur ta zëvendësojë pilotin gjerman me Hulkenberg.

Sfidanti.al