Kur e ke fatin “pas dere”, Man. Junajtidi po mendon për Tomas Tuhelin!

Vjen një luftë që në një krah shkatërron një vend dhe dëmton ekonominë, por nga ana tjetër mund të sjellë fat për një klub futbolli. Mançester Junajtidi mund të jetë përfituesi më i madh nga agresioni i Rusisë në Ukrainë, pasi mund të marrë trajnerin e Çelsit, klubit të Roman Abramoviçit, të dënuar në Britaninë e Madhe pikërisht pas kësaj lufte. Tomas Tuhel deri tani nuk ka lëvizur nga “istikami”, mbetet në stolin e Çelsit dhe vlerësohet lart për punën që bën (Xho Koul thotë se Tuheli duhet të jetë kryeministër). Gjithsesi, me fundin e sezonit pranë dhe me gjendjen tek Çelsi të pasigurt, tekniku gjerman mund të vendosë të largohet. Mançester Junajtidi duket se nuk ka besim tek Maurisio Poçetino dhe Ten Hagu, pas eleminimeve të PSG-së dhe Ajaksit nga Championsi, ndërsa Tuheli është strateg i sprovuar.

Sfidanti.al