“Valsi virtual” i sulmuesve vazhdon, me dyshimet për të ardhmen e disa prej emrave kryesorë si Mbape, Levandovski, Haland apo Kristiano Ronaldo. Për yllin e Bajernit habia është e madhe, dhe po ashtu nuk kuptohet se kush e “heq” më shumë vallen, polaku apo klubi? Lajmet janë që dyshimet që ka Bajerni për t’i dhënë një kontratë të re, përtej vitit 2023, po bëjnë që Leva të mendojë për Mançester Junajtidin apo edhe Barcelonën. Është shkruar më parë që numri 9 ka “trokitur” në “Old Traford”, ndërsa për Barcelonën mendohet që mund të investojë tek polaku nëse nuk merr dot Halandin. Gjithçka është e hapur, ndërsa Levandovski merr në Mynih një rrogë prej 25 milionë eurosh, të cilën ai e meriton plotësisht sepse ka shënuar 40 gola e sipër për 7 sezone me radhë.
Sfidanti.al