Çelsi drejt kolapsit financiar, qeveria britanike nuk i lejon as të shesë bileta!

A mundet që nga kulmi i lavdisë të biesh në humnerë? Edhe ndodh, dhe Çelsi i Londrës po rrezikon pikërisht këtë, pas vendimit më të fundit të qeverisë britanike. Klubit të kryeqytetit i janë ndaluar të gjitha veprimet financiare të rëndësishme, dhe mund të shpenzojë vetëm 20 000 paundë stërlina për udhëtimet jashtë fushe. Kjo do të thotë se, Çelsi nuk mund të shesë dot biletat për ndeshjet në stadiumin “Stemford Brixh”, që do të thotë një humbje prej miliona stërlinash për çdo sfidë. Po ashtu, klubi nuk mund të bëjë dot transferime, pra të shesë apo të blejë kartonat e futbollistëve.

Kriza financiare mund të bëhet shumë e rëndë dhe të rrezikojë një kolaps të vërtetë. Këto vendime të qeverisë britanike vijnë sepse pronari i aksioneve të Çelsit, miliarderi rus Roman Abramoviç, ka lidhje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa po vazhdon agresioni ushtarak ndaj Ukrainës. Autoritetet menduan deri në ndalimin e skuadrës për të luajtur futboll, por kjo nuk u zbatua duke e cilësuar Çelsin si një vlerë të rëndësishme kulturore të Britanisë së Madhe. Abramoviç bleu Çelsin në vitin 2003, dhe për 19 vjet ai investoi qindra e qindra milionë paundë stërlina, e skuadra fitoi 21 trofe të mëdhenj, përfshi 5 herë Premier Ligën dhe 2 herë Championsin.

Sfidanti.al