Quhet Fernando, nuk është edhe aq i ri dhe i kanë rënë flokët, ndërsa profesioni i tij nuk ka asnjë pikë takimi me atë të futbollistit profesionist. Gjithsesi, Fernando u bë personazhi që u përdor për të tallur dhe krahasuar Realin e Madridit me Paris SG, pasi spanjollët eleminuan francezët nga Championsi. Fernando është shoferi i autobusit të Realit 13 vitet e fundit, pra që nga 2009-ta, duke provuar shumë trajnerë si Murinjon, Ançelotin apo Zidanin. “Njihuni me Fernandon, – ishte tallja në rrjetet sociale, – ai ka 13 vjet shofer i Realit dhe ka qenë në më shumë finale Championsi sesa Paris SG”. Fernando ka qenë në 4 finale Championsi (2014, 2016, 2017, 2018), që të gjitha të fituara, dhe shpreson të jetë tek e pesta, ndërsa PSG ka arritur vetëm 1 finale në 2020, të humbur ndaj Bajernit.
Sfidanti.al