Edhe duke “u plakur” Benzema e vendos një rekord në Champions

Po i afrohet 450 golave në karrierë, ndërsa përjashtimi shumëvjeçar nga kombëtarja e Francës bëri që të ketë nja 50 të tjerë minus. Karim Benzema është padyshim një nga numrat 9 më të mirë të historisë së futbollit, ndonëse nuk do t’i arrijë ndonjëherë shifrat e një Ronaldoje, Mesi apo Levandovski kur vjen puna te golat. Gjithsesi, 34-vjeçari francez vendosi një rekord në Champions për të cilin do të jetë krenar. Ai u bë lojtari më i vjetër që shënon një 3-golësh në një ndeshje të Ligës së Kampionëe në histori, në moshën 34 vjeç e 80 ditë. Levandovski që e bëri një mbrëmje më parë, ende nuk i ka mbushur 34. Siç shkruhet në adresat e statistikave, “ai e bëri këtë atëherë kur duhej më shumë”.

Sfidanti.al