Levandovskin e ka marrë malli për Bajernin e Hënesit e Rumeniges!

Ndoshta nuk është çështje personale, por duket se drejtuesit e rinj në Mynih sikur nuk u ngjajnë shumë atyre që ishin më parë. Në Bavari flitet se Robert Levandovski është acaruar shumë që nuk ka asnjë kontakt nga Bajerni lidhur me rinovimin e kontratës apo për bisedime të tjera, diçka që ndoshta nuk do të kishte ndodhur në kohën e Uli Hënesit dhe Karl-Hajnc Rumeniges. Dy legjendat e fushës dhe të zyrës, do të kishin biseduar me rekordmenin polak për t’i dhënë drejtim të ardhmes, nëse do të vazhdonte apo jo me Bajernin. Duket se Oliver Kahni dhe Hasan Salihamixhiç punojnë ndryshe, dhe mediat gjermane tregojnë pakënaqësinë e Levandovskit me situatën. Ai vazhdon të shënojë gola më shumë se të gjithë në Europë, ndërsa për të interesohen Mançester Siti dhe Barcelona.

Sfidanti.al