Benzema kalon Henrinë, është rekordmeni francez i golave!

Në karrierë ka shënuar shumë, edhe pse mund të kishte bërë edhe më tepër nëse nuk do ta kishin përzënë për mjaft vjet nga kombëtarja. Gjithsesi, Karim Benzema edhe kështu është i zoti të vendosë rekorde dhe pas 2 golave në portën e Majorkës arriti një nivel të ri. Sulmuesi veteran kaloi Tieri Henrinë, si lojtari francez me më shumë gola në historinë e futbollit, duke përfshirë ekipet e klubeve dhe kombëtareve. Benzema ka 413 gola, ndërsa më parë ishte baraz me rekordin e Henrisë, 411. Nga këta gola, 311 janë vetëm me fanelën e Realit, dhe ai është shumë pranë vendit të dytë të shënuesve më të mirë të Madridit, që e mban Raul Gonzales me 323. Kristiano Ronaldo është praktikisht i paarritshëm me 450 rrjeta për “merengesit”.

Sfidanti.al