Për ekipin e tij, Golden Stejtin, ishte fitorja e katërt radhazi, ndërsa në Arenën e San Franciskos ishte një mbrëmje e veçantë. “Kanakari” i shtëpisë, Stefën Kërri, kishte bërë gati 34 qirinj sepse mbushte 34 vjeç, ndërsa mendoi vetë për t’i bërë dhuratën më të bukur vetvetes. Në ndeshjen ndaj Uashingtonit, ai shënoi plot 47 pikë, një nga nivelet më të larta të sezonit dhe ndër më të lartat në karrierë. Ai shtoi edhe 6 topa në tabela e 6 asistë, ndërsa realizoi gjysmën e gjuajtjeve për 3 pikë, plot 7. Ndeshja pati veçantinë tjetër sepse për herë të parë që nga korriku i vitit 2019, në parket ishin tre basketbollistët e shquar të Goldën Stejtit, Kërri, Tompsoni dhe Drejmond Grini. Tompsoni mungoi 2 vjet e gjysmë dhe u kthye në 9 janar, por Grin nuk ishte që nga 9 janari për shkak të një dëmtimi.
Sfidanti.al