Në Serinë A e kanë provuar që të luajnë së bashku dhe kanë pasur sukses. Jo më kot, Juventusi është duke u afruar me kreun e renditjes në Serinë A, ndërsa përsa i përket kualifikimit në Champions, kjo duket gjë e përfunduar. Gjithsesi, ekziston edhe një tjetër Ligë e Kampionëve, ajo ku po luhet këtë edicion. Juventusi do të ketë ndeshjen e kthimit ndaj Vijarrealit në Torino dhe shpresa është e madhe pas barazimit 1-1 në Spanjë. Paulo Dibala do të kthehet në ekip, porse do të jetë e vështirë të luajë titullar. Argjentinasi ka 5 ndeshje jashtë, pra s’ka ritëm për 90 minuta. Në dyshe me Vlahoviçin mund ta shohim në ndeshje e sipër, gjë që mund t’ia shtojë mundësitë “Zonjës së Vjetër” për t’u kualifikuar për në çerekfinale.
Sfidanti.al