Guardiola: Lojtarët ishin shkëlqyeshëm, prandaj nuk bëra ndërrime

Ndodhi diçka e rrallë në “Selhërst Park”, ndërsa Mançester Siti u ndal në barazim 0-0 nga Kristël Palasi vendas. Pep Guardiola nuk bëri asnjë zëvendësim në 90 minuta edhe pse nuk po shënohej gol. “Ne po luanim shumë mirë, – tha ai më pas, – prandaj nuk bëra lëvizje. Ne luajtëm shumë mirë, por nuk shënuam gol. Nuk është çështje fati, nuk ekziston fati në futboll, gabimi ynë i vetëm ishte që nuk shënuam”. Trajneri i “qytetarëve” ka 4 ndeshe të tilla, pas asnjë ndërrim që nga qershor 2020, duke lënë pas Shon Dajsin (2) dhe 6 trajnerë të tjerë që e kanë bërë nga një herë. Pepi nuk bëri asnjë zëvendësim, diçka e habitshme me një ekip që kishte në stol lojtarë si Stërling, Gyndogan, Gabriel Zhezus, Zinçenko apo Fernandinjo. Nuk dihet saktësisht se përse ndodhi kështu, ndërsa ndeshja ishte nga ato që duhej fituar. Gjithsesi, Siti ka shpresë që këtë të mërkurë Arsenali ta ndalë Liverpulin, në mënyrë që diferenca të mos zvogëlohet.

Man. Siti: Ederson, Uolkers, Stouns, Laporte, Kanselo, De Brujn, Rodri, Bernardo Silva, Mahrez, Foden, Grilish. (Karson, Ake, Stërling, Gyndogan, Gabriel Zhezus, Zinçenko, Stefën, Fernandinjo, Mbete).

Sfidanti.al