S’ka “El Klasiko” për rrogat: Reali me 739 milionë euro, Barça veç me 144!

Kur shikon renditjen e La Ligës, kjo diferencë nuk shikohet, dhe është e qartë se paratë jo gjithmonë kanë një ndikim të tillë që të bëjë dallimin mes dy ekipeve. Reali I Madridit kryeson kampionatin spanjoll me dallim të madh me rivalët, por gjithsesi, Barcelona nuk mund të turpërohet nga klasifikimi duke pasur parasysh se çfarë problemesh ka pasur këtë sezon. Gjithsesi, nëse në fushën e lojës skuadra e Ksavit po I afrohet nivelit të asaj të Karlo Ançelotit, tek financat distanca është “vite drite”. Sipas të dhënave të fundit të La Ligës, Reali ka mundësi të japë një tërësi rrogash deri në 739 milionë euro. Diçka e jashtëzakonshme që e lejon të marrë Mbapenë, të mbajë Benzemanë, Modriçin apo Krosin, si dhe të mendojë për Halandin. Në të kundërt, Barcelonës I lejohen deri në 144 milionë euro rroga në sezon. Për këtë arsye, presidenti Laporta deklaroi se klubi e dëshiron Halandin, por jo duke rrezikuar ekzistencën financiare në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al