Liverpuli shqetësohet për Salahun në prag të Arsenalit dhe Notingemit!

Sulmuesi kryesor mund të ketë probleme fizike në ndeshjet e radhës këtë sezon. Liverpuli vërtet po lufton për 4 trofe (njërin e fitoi, Kupën e Ligës), por për këtë i duhen të gjithë lojtarët të gatshëm, ndërsa Mohamed Salah duket se ka një dëmtim që mund ta pengojë. Ai u zëvendësua 5 minuta pas shënimit të golit me penallti në Brajton, dhe shkoi menjëherë në dhomën e zhveshjes, pa u ulur në stol me shokët. Shqetësimi është i madh, ndërsa këtë të hënë mund të merret vesh nëse lëndimi është i rëndë apo i kalueshëm shpejt. Liverpuli luan të mërkurën në mbrëmje në fushën e Arsenalit për Premier Ligën, dhe në fundjavë do të ketë çerekfinalen e Kupës së Anglisë ndaj Notingem Forestit.

Sfidanti.al