Ronaldo, ta dish që është Arsenali favorit për Championsin

Premier Liga angleze ka një betejë të ashpër për titullin, por gjithashtu edhe për kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Kjo mbeti po kështu me ndeshjet e kësaj jave ku Mançester Junajtidi vërtet fitoi ndaj Totenhemit, por edhe Arsenali nuk mbeti prapa. Londinezët triumfuan 2-0 në “Emirejts” ndaj një rivali të fortë si Leister (fitues i Kupës së Anglisë në fuqi), gjë që i ngjiti 1 pikë mbi “djajtë e kuq”, madje me më pak ndeshje. Tomas Teje Partej dhe Lakazetë me penallti ishin autorët e golave për “topçinjtë” që kanë 51 pikë ndaj 50 të Junajtidit, madje me vetëm 26 ndeshje të luajtura, ndaj 29 të ekipit të Kristiano Ronaldos. Kjo është një epërsi virtuale prej 10 pikësh, ndërsa mbeten edhe më pak se 10 javë deri në fund të sezonit. Kjo do të thotë se, pavarësisht nga heroizmi i Ronaldos ndaj Totenhemit, Arsenali mund të kualifikohet në Champions dhe Junajtidi në Ligën e Europës. Madje, edhe Totenhemi mund të dalë mbi Kristianon sepse ka 5 pikë më pak sesa ekipi i tij, por dy ndeshje më pak të luajtura.

Sfidanti.al