Reali fiton me Majorkën, por ka 3 lojtarë në dyshim për El Klasikon

Karim Benzema, Rodrigo dhe Mendi mund të mos jenë javën që vjen. Kushtoi shtrenjtë fitorja ndaj Majorkës në La Liga ndërsa sfidat vijnë njëra pas tjetrës. Nuk mund të thuash me siguri të plotë që kjo treshe nuk do të luajë në El Klasikon ndaj Barcelonës. Rodrigo shkruajti në rrjetet sociale se “jam mirë, por thjesht mora një goditje të fortë”, ndërsa Mendi dhe Benzema shqetësojnë më shumë. Francezi madje u detyrua të mbetej në fushë edhe pse i dëmtuar, sepse Reali i kishte bërë të pesë zëvendësimet e lejuara. Benzema shënoi 2 gola duke qenë më pranë Këpucës së Artë.

Sfidanti.al