Nuk është e qartë asgjë që po ndodh në klubin në “Zebener Shtrase”, edhe pse të reja dalin plot nga të gjitha anët. Një ish-yll i Norvegjisë, Fjortoft, thotë se “Levandovski është i ofruar nga mungesa e respektit që po tregon Bajerni për”. Kjo, sepse sipas tij nuk ka pasur takime deri tani mes palëve, dhe të akuzuarit kryesorë janë Oliver Kahn dhe Salihamixhiç. Gjithsesi, mediat bavareze shkruajnë se drejtuesit e Bajernit mund të kenë frikë se sulmuesi polak mund të kërkojë më shumë sesa 25 milionë eurot që merr tani si rrogë. Nëse legjenda nga Polonia kërkon këtë, duket se ka gjetur klubin e gabuar, sepse në Mynih nuk mund të japin, të themi, 30 milionë euro për një lojtar që në gusht mbush 34 vjeç. Në klub duhet të kenë ndonjë plan, sepse kontrata e Levandovskit përfundon në 2023, ndërsa Erling Halandi është e pamundur të merret. Ai do të kërkonte më tepër para (ndoshta 30 milionë euro në sezon), diçka që do të shkaktonte sëmundje zemre në “Zebener Shtrase”. Vetëm Reali dhe Mançester Siti mund të përballojnë kosto të tilla.
Sfidanti.al