Klopi pranon fatin, vlerëson fitoren me Arsenalin, nuk flet për titullin!

Pjesa e parë nuk i pëlqeu edhe aq, ndërsa pas pushimit u realizua ajo që ai kishte në mendje. Jurgen Klopi më në fund po ndihet si fitues në Premier Ligë, siç ishte në vitet 2018-2020 kur u mor edhe titulli, ndonëse pranon se fitorja në fushën e Arsenalit ishte edhe me fat. Një gabim i Tiago Alkantarës i dha mundësi londinezëve të shënonin, por Alisoni bëri një pritje të madhe, dhe në aksionin pasardhës Diogo Zhota shënoi. Nga 0-1 ishte 1-0! “Një fitore e madhe, – tha Klopi, – të fitosh në fushën e Arsenalit është gjë e madhe, sidomos një ndeshje të tillë. Nuk ishim shumë mirë në pjesën e parë, luftuam fort, ndërsa pas pushimit ishim më lart. Gabimet ndodhin, por edhe Tiago e di se nuk duhet të ndodhë më. Ne jemi shumë të lumtur me fitoret, me situatën ku jemi, por kjo nuk ndryshon shumë (në garën për titull). Është e vështirë dhe na duhet mentaliteti i duhur”.

Sfidanti.al