Ishte paradoksale sepse bavarezët patën mungesa në mbrojtje, e megjithatë ia doli që rrjeta të mos prekej. Me Upamekanon, Stanishiçin, Nianzunë e Lykas Hernandezin, Bajerni pati repartin difensiv më pak impresionues të sezonit (nisur nga emrat), por fitorja ndaj Unionit të Berlinit në Mynih ishte 4-0. Gabime pati, por gjithsesi loja në mbrojtje është në rritje. Sidoqoftë, nuk munguan kritikat pasi Tomas Myleri nuk po jep më asiste, Leroi Sane nuk po ecën aspak mirë në krahun e djathtë, ndërsa Xhoshua Kimih u tregua i pakujdesshëm. Një pasdite e rrallë me luhatje për atë që cilësohet si kapiteni i ardhshëm.
Sfidanti.al