Seria A e Milanit fitohet jashtë “mureve” të “San Siros”

Skuadra e trajnerit Stefano Pioli është në rrugë të mbarë, aq të mbarë saqë nuk shpresohej, ndërsa forca e saj është sidomos tek ndeshjet jashtë fushe. Edhe sezonin e kaluar, Milani ishte shumë i fortë larg “San Siro” dhe kjo tendencë po vazhdon edhe tani. Me 11 fitore larg shtëpisë, vetëm Mançester Siti është i barabartë me kuqezinjtë, të cilët kanë lënë prapa Liverpulin, Çelsin e Napolin, që kanë nga 10 fitore, ndërsa Bajerni ka 9. Kjo, për 5 ligat kryesore të Europës (Premier Ligë,  La Liga, Seria A, Bundesliga, Liga franceze). Në total, Milani ka vetëm 1 humbje dhe 3 barazime në ndeshje të tilla. Këtë sezon, ekipi i Piolit ka përmirësur formën në “San Siro” dhe kjo e ka ndihmuar të jetë në krye të renditjes dhe të cilësohet tani si favorit për titullin. Fitorja në Kaljari ishte e vështirë, 1-0, por tepër e rëndësishme për vazhdimësinë.

Sfidanti.al