Lebroni bëhet shënuesi i dytë më i mirë në historinë e NBA-së

Legjenda “e gjallë” kaloi edhe Karl Malounin dhe tani i ka mbetur vetëm pengesa e fundit. Lebron Xhejms shënoi 38 pikë në Uashington (ku Lejkërsat sërish humbën), duke u bërë shënuesi i dytë më i mirë në historinë e NBA-së. Ylli 37-vjeçar ka tani 36 947 pikë, ndaj 36 928 që ka shënuar ylli i dikurshëm i Juta Xhazit. Përpara “Mbretit të basketbollit” mbetet vetëm Karim Abdul-Xhabar me 38 387 pikë, dhe pritet që Xhejmsi ta arrijë sezonin e ardhshëm. Lebroni pati edhe 10 topa në tabela e 6 asiste, me një nivel të mirë realizimi nga loja, ndërsa për Lejkërsat ishte edhe Uestbruku që shtoi 22 pikë, 10 topa në tabela e 8 asistë, por gjithsesi të gjitha këto nuk vlejtën. Uashingtoni fitoi 127-119 edhe pse ishte gjatë gjithë kohës në humbje. Kristaps Porzingis shënoi 27 pikë, Kalduell-Pauell shtoi 18 pikë dhe 10 topa në tabela, Deni Avdija dhe Gaford shënuan nga 17, dhe Kispert 13. Lejkërsat janë në vend të 9-të në Perëndim me 30 fitore e 41 humbje, në një sezon shumë të dobët.

Sfidanti.al