Legjenda Ferrari kthehet tek fitoret, Lëklerk dominon në Bahrein

Ishte një mbrëmje e shkëlqyer për “kokëkuqen” italiane, dhe një katastrofë e vërtetë për kampionin e botës. Ferrari triumfoi në Çmimin e Madh të Baherinit në Formula 1, madje duke zënë të dyja vendet e para, ndërsa Sharl Lëklerk hodhi menjëherë kandidaturën për titull. Pas tij, shoku i skuadrës Karlos Sainz, i cili përfitoi nga fatkeqësia e Maks Verstapenit. Holandezi, kampioni i botës në fuqi, pësoi defekt në makinë në tri xhirot e fundit dhe u detyrua të tërhiqej, ashtu siç bëri edhe piloti tjetër i Red Bullit, Sergio Perez.

Ky i fundit humbi kontrollin e makinës, ndërsa po luftonte me Ljuis Hamiltonin për vendin e tretë. Kjo ndihmoi Mercedesin të zinte vendin e tretë dhe të katërt, me 7 herë kampionin e botës që u ngjit podium. Kjo ishte fitorja e parë e Ferrarit që nga viti 2019, duke vërtetuar parashikimet se do të jetë skuadër për titull, ashtu si Red Bulli, dhe jo më kot fitoi “pole position”-in të shtunën, dhe dominoi garën me Lëklerkun të dielën. Italianët do të synojnë titullin e parë kampion që nga ai i fituar nga Kimi Raikonen në 2007.

Sfidanti.al