Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me David Alabën, që u detyrua të përfundonte kontratën në Mynih që pastaj të shkonte tek Reali. Një problem që mund ta ketë edhe Robert Levandovski, akordi i të cilit me Bajernin përfundon në 2023, dhe që kërkon të largohet (mesa kuptohet), ndërsa pëlqehet sidomos nga Barcelona. Katalanasit po bëjnë transferime me kosto të ulët për shkak të borxheve, dhe legjendën polake mund ta marrin për jo më shumë se 25-30 milionë euro (besohet), por problemi është që Bajerni mund të mos pranojë dhe ta mbajë sulmuesin deri në 2023. Barça kërkon sulmues klasi që këtë verë, ndërsa Erling Halandi duket se po shkon tek Man. Siti. Në “Kamp Nou” kanë një listë me emra si Isak, Adejemi apo Lautaro Martinez, por Levandovski do ta zgjidhte më mirë hallin e golit, ndërsa ka shënuar 42 gola në 35 ndeshje këtë sezon. Ai ka 7 vjet radhazi që shënon mbi 40 rrjeta.
Sfidanti.al