Shpresa ishte që të lejoheshin shumë më tepër, ndoshta 50 000, por autoritetet shëndetësore nuk deshën të rrezikonin dhe rregullat mbeten strikte. Më pak se gjysma e “Alianc Arenës” do të jetë e mbushur për ndeshjen e sot ndaj Unionit të Berlinit në Bundesligë. Lajmi i mirë gjithsesi është që Robert Levandovski është kthyer në stërvitje dhe do të jetë në krye të sulmit në ndeshjen e sotme në orën 18:30. Bajerni ka bërë shumë gabime deri tani dhe nuk do të donte të bënte ndonjë tjetër. Potenciali në fushë do të jetë i madh, por mungesat do të ndihen gjithsesi, Gorecka nuk do të rrezikohet, po ashtu Toliso, ndërsa Zyle, Pavar dhe Dejvis nuk janë fare në ekip.
Bajerni (3-1-4-2): Nojer, Nianzu, Upamekano, Hernandez, Kimih, Gnabri, Musiala, Sane, Koman, Myler, Levandovski.
Sfidanti.al