Prej dy vjetësh nuk e ka zakon të humbasë dy ndeshje radhazi. Miluoki dhe Janis Antetokumbo nuk lejuan që kjo të ndodhë përsëri, dhe reaguan pas një disfate, duke fituar ndaj Feniksit, 129-108. Natyrisht, ata përfituan edhe nga tre mungesa të rëndësishme të kundërshtarit, por sukseset e këtij sezoni janë më së shumti për meritën
Mungon Antetokumbo? Asnjë problem, për Miluokin mendon Midëllton me 51 pikë!
Në këtë ligë ka edhe heronj që mund t’i quajmë të heshtur. Të tillë si Kris Midëllton, i cili luan çdo tre ditë nën hijen e kapitenit Janis Antetokumbo, por që pret me durim rastin e tij. Kjo mundësi iu dha ndërsa Miluoki luajti ndaj Uashingtonit në NBA, dhe Antetokumbo nuk mundi të dilte në
Antetokumbo, Uestbruk, Leonard e Jokiç, sa yje shkëlqyen në NBA!
Antetokumbo shënoi 30 pikë në 32 minuta, kapi 16 topa në tabela e shërbeu 6 asistë. Duket se ai po përmirësohet dhe mund të përpiqet t’i afrohet nivelit të Lebron Xhejmsit, si lojtar polivalent. Me një mbrështetje të forta nga shokët, greko-afrikani udhëhoqi Miluokin në fitoren 116-103 në fushën e Orlandos, dhe kryesuesit kanë tani
Antetokumbo nderon Martin Luter Kingun, arrin 10 000 pikë në karrierë!
Ishte mbrëmje përkujtimore në NBA. Basketbolli amerikan, ashtu si gjithë Shtetet e Bashkuara, nderuan Ditën e Martin Luter Kingut, një festë federale për ditëlindjen e ish-udhëheqësit të Lëvizjes për të drejtat e njeriut, që luftoi kundër racizmit. Plot 14 ndeshje u luajtën në të gjithë territorin amerikan dhe shumë yje e nderuan siç duhet kujtimin
Antetokumbo provon se dhe mund të humbë, ia hedh Greg Popoviçi
Mund të jesh në formë të shkëlqyer, dhe sërish të humbasësh. i tillë është sporti kolektiv, pra edhe basketbolli, dhe këtë e provoi ylli më i mirë i momentit në NBA, Janis Antetokumbo. Kapiteni i Miluokit iu afrua një tripëll dabëlli, veçse San Antonio e mbrojti fushën e vet dhe i shkaktoi disfatën më të
Lebron Xhejms sfidon moshën, Lejkërsat duel në distancë me Antetokumbon!
Kur je 34 vjeç dhe i afrohesh të 35-ve, nuk është e lehtë të mbash ritmin e lartë për një kohë të gjatë. Lebron Xhejmsi e ka pranuar se trupi i tij ndihet “për dreq” pas çdo ndeshjeje të NBA-së, por një profesionist i madh si ai, di të sfidojë edhe moshën. Shkëlqimi i “Mbretit
Antetokumbon e ndalon vetëm … dhimbja e tij e shpinës!
La pas disa ditë pushimi të detyruar dhe, siç thonë në Amerikë, “u kthye në biznes”. Do të thotë që u kthye në krye të detyrës, në profesion, dhe Janis Antetokumbo nuk e pati aspak të vështirë të kthehej në nivelin e tij të zakonshëm. Trajneri Budenholzer nuk e lodhi shumë, e aktivizoi vetëm 27
Antetokumbo shkëlqen në mbrëmjen e Hardenit dhe Leonardit!
Ishte natë yjesh në basketbollin amerikan dhe njëri prej tyre sërish e dha shembullin, ndonëse luajti pak. Janis Antetokumbo u la në fushë vetëm 26 minuta (nga 48 të mundshme) prej trajnerit të Miluokit, veçse edhe kaq ishte boll për të bërë diferencën. Ylli me origjinë nigeriane shënoi 22 pikë, kapi 11 topa në tabela
Antetokumbo fiton provën për titull ndaj Lebronit e Dejvisit!
U luajt në Miluoki, pra shanset për fitore ishin më të mëdha për vendasit, por gjithsesi nuk është gjë e vogël kur mund Los Anxhelos Lejkërsat. Skuadra kryesuese e Konferencës Lindore mundi numrin 1 të Perëndimit, dhe kjo dha shpresë se pretendimet për titull mund të jenë vërtet serioze. Janis Antetokumbo njihet si basketbollist i
Antetokumbo “qiellor” nuk mjafton, Dallasi fiton si skuadër edhe pa Donçiçin!
Shkëlqeu si zakonisht, madje edhe më shumë, por as kjo nuk mjaftoi. Janis Antetokumbo ishte lojtari më i mirë i mbrëmjes në NBA, duke shënuar 48 pikë për Miluokin, veçse duke mos e shmangur dot humbjen ndaj Dallasit. Nuk bëri punë fakti se ndeshja u luajt në shtëpi, as që miqtë ishin pa yllin kryesor,