Antetokumbo provon se dhe mund të humbë, ia hedh Greg Popoviçi

Mund të jesh në formë të shkëlqyer, dhe sërish të humbasësh. i tillë është sporti kolektiv, pra edhe basketbolli, dhe këtë e provoi ylli më i mirë i momentit në NBA, Janis Antetokumbo. Kapiteni i Miluokit iu afrua një tripëll dabëlli, veçse San Antonio e mbrojti fushën e vet dhe i shkaktoi disfatën më të thellë të sezonit, me shifrat 104-126.

Antetokumbo shënoi 24 pikë, kapi 12 topa në tabela e shërbeu 8 asistë në gati 34 minuta lojë. Një paraqitje e mirë, bashkë me 3 vjedhjet e topave, por edhe me gabime në gjuajtje sidomos për tri pikë, ndërsa përballë pati një kundërshtar të frymëzuar. Trajneri veteran, me gjasë më i miri i NBA-së, Greg Popoviç, përgatiti një tjetër kurth ku Miluoki ra plotësisht.

DeMar Rozan ishte më i miri për vendasit me 25 pikë e 7 asistë, Pati Mills shtoi 21, ndërsa Olldrixh e Rudi Gej patën nga 17 pikë secili. Trej Lajls kapi 12 topa në tabela, ndërsa fitorja e Spërsave ishte e përbashkët, me plot 11 lojtarë që shënuan pikë. Humbja nuk është se e dëmtoi edhe aq Miluokin, pasi ishte vetëm e 6-të këtë edicion të basketbollit amerikan.

Ekipi i Antetokumbos mbetet më i miri në NBA dhe kryesues i Konferencës Lindore, ndërsa ylli i saj kryesor, është favoriti numër 1 për të fituar sërish çmimin e Lojtarit të Vitit.

Sfidanti.al