Antetokumbo fiton provën për titull ndaj Lebronit e Dejvisit!

U luajt në Miluoki, pra shanset për fitore ishin më të mëdha për vendasit, por gjithsesi nuk është gjë e vogël kur mund Los Anxhelos Lejkërsat. Skuadra kryesuese e Konferencës Lindore mundi numrin 1 të Perëndimit, dhe kjo dha shpresë se pretendimet për titull mund të jenë vërtet serioze. Janis Antetokumbo njihet si basketbollist i madh, madje vjet u zgjodh Numri 1 në NBA, veçse madhështia e një ylli matet në duelet me yjet e tjerë. i tillë ishte ky ndaj Lebron Xhejmsit dhe Entoni Dejvisit, dhe afrikani me pasaportë greke doli fitues.

Miluoki fitoi 111-104, dhe Antetokumbo realizoi 34 pikë, duke kapur edhe 11 topa në tabela, e duke shërbyer 7 asiste. Po ashtu, pati edhe 1 vjedhje topi e një bllokim gjuajtjesh, ndonëse tri herë u bllokua edhe vetë. Shtatlarti (2.08 metra) shfrytëzoi përmirësimin në gjuajtjet për tri pikë duke realizuar 5 në 8 tentativa. Po ashtu, nuk ishte shumë keq nga vija e gjuajtjeve të lira, 7 kosha nga 10 gjuajtje. Për Miluokin, shumë mirë u paraqitën edhe Kris Midëlton (15 pikë, 6 tabela), Xhorxh Hill (21 pikë), Uesli Metjus (13 pikë, 4 tabela, 2 vjedhje topi) apo Bruk Lopez (10 pikë).

Lebron Xhejmsi realizoi një tripëll dabëll, por u mbulua fort. Shënoi 21 pikë, kapi 12 topa në tabela e shërbeu 11 asistë. Entoni Dejvis mbajti peshë kryesore të pikëve (36), kapi 10 topa në tabela, shërbeu 5 asistë dhe bllokoi 3 gjuajtje, por gaboi shumë në gjuajtje, sidomos të 6 tentativat tripikëshe. Deni Grin (21 pikë) e Kalduell-Poup (18) po ashtu luftuan fort, veçse në fund Miluoki u tregua më lart. Miluoki ka 25 fitore e 4 humbje, ndërsa Lejkërsat kanë 24 fitore e 5 humbje.

Sfidanti.al