Antetokumbon e ndalon vetëm … dhimbja e tij e shpinës!

La pas disa ditë pushimi të detyruar dhe, siç thonë në Amerikë, “u kthye në biznes”. Do të thotë që u kthye në krye të detyrës, në profesion, dhe Janis Antetokumbo nuk e pati aspak të vështirë të kthehej në nivelin e tij të zakonshëm. Trajneri Budenholzer nuk e lodhi shumë, e aktivizoi vetëm 27 minuta në ndeshjen që Miluoki luajti ndaj Çikagos, dhe ai realizoi 23 pikë, kapi 10 topa në tabela e shërbeu 6 asistë.

Miluoki fitoi 123-102 jashtë fushe, dhe shënuesi më i mirë për kryesuesit e Lindjes ishte Kris Midëllton me 25 pikë, po ashtu 6 topa në tabela e 4 asistë. Të tjerët bënë punën e zakonshme si Bledsou, Iljasova, Bruk e Robin Lopez apo Korver. Zak Lavin ishte më i miri për Bullsat me 19 pikë, 4 tabela e 5 asistë. Finlandezi Makanen shtoi 18 pikë e 6 topa në tabela, Uajt shënoi po ashtu 18 pikë. Miluoki vazhdon të kryesojë bindshëm NBA-në duke pasur 30 fitore e 5 humbje.

Sfidanti.al