Mançester Siti vazhdon që “ta shkelë” mirë rrugën e Ligës së Kampioneve, duke shënuar katër fitore mbas katër ndeshjesh të zhviluara dhe duke siguruar, tanimë, kualifikimin për në fazën knock out të këtij konkurrimi. Mbremë, “qytetarët” e Pep Guardiolës mundën Napolin (2-4), mu në mes të Italisë, dhe kjo ndeshje do të mbahet mend, veçanërisht,
