Sançez apo Aguero, në lojë “shijet teknike” të Guardiolës e Vengerit!

Çfarë do të bëhet me këtë lojtar? E ardhmja e Aleksis Sançezit mbetet mister, por një mundësi është krijuar së fundmi. Pep Guardiola e kërkon tek Mançester Siti. Sulmuesi kilen ka vetëm një vit të mbetur në kontratë dhe besohet se fort se nuk dëshiron të vazhdojë tek Arsenali.

Guardiola është gati t’i japë Arsenalit sulmuesin e tij, Rahim Stërling, plus edhe një shumë të madhe parash, por besohet se Arsen Venger ka mendime të tjera. Trajneri i londinezëve do të pranonte vetëm nëse do t’i ofroheshin 70 milionë stërlina, ndonëse mediat raportojnë edhe për një mundësi re.

Venger i ka kërkuar Mançester Sitit që t’i japë sulmuesin tjetër Kun Aguero. Argjentinasi nuk është në marrëdhënie shumë të mira me Guardiolën, dhe ndoshta do të dëshionte të largohej nga klubi i Anglisë Veriore. I cilësuar dikur si një nga lojtarët më të talentuar në botë, madje në nivelin e Mesit, por kohët e fundit nuk ka qenë aq mirë. Pritet të shihet nëse Guardiola do të pranojë të japë 29-vjeçarin, por edhe një shumë të madhe parash për të marrë Sançezin.

Sfidanti.al