Triumfi personal i Mandzukic; ndaj Realit shenoi golin më të bukur të sezonit

Finalja e Ligës së Kampioneve ndaj Realit të Madridit rezultoi një triumf personal për Mario Mandzukic. Goli me gjysmëroveshatë i sulmuesit kroat në fakt u shpall si më i bukuri i këtij sezoni. Ishin tifozët ata që e dhanë këtë verdikt me anë të votës së tyre në faqen zyrtare të internetit të UEFA. Goli i Mandzukic që ishte i barazimit të përkohshëm 1-1, mori 26% të preferencave të tifozëve në votime duke lënë pas me vetëm 1 pikë golin e shënuar me roveshatë nga sumuesi i Fenerbahçe, Mousa Sow në sfidën me Manchester United. Në vendin e tretë u rendit goli I shënuar nga Casemiro në ndeshjen mes Realit të Madridit dhe Napolit me 20% të votave duke lënë pas atë të Asensios në ndeshjen e përfaqësueses spanjolle U21 me Maqedoninë.

sfidanti.al