Edhe francezi më i qetë nuk u përmbajt dot, Zidan u plas në tokë

Karim Benzema pati një natë që duhet të harrohet, nëse mund të harrohet, në ndeshjen e mbrëmshme mes Realit dhe Valencias në Madrid, kur ai nuk shfrytëzoi asnjë nga katër shanset e shkëlqyer të shënimit, të krijuar nga bashkëlojtarët e tij. Ky sulmues francez nuk e tregoi vetem në nivelin e duhur dhe humbi raste të tillë që ai, zakonisht, e shdërron fare lehtë në gola, por, sidoqoftë, ai e kapërceu vetveten në min. e 88-të, kur nuk arriti që të shënonte në një rast që ishte më i favorshëm, madje, sesa edhe penalltia dhe që do t’i jepte fitoren 3-2 Realit. Kur të gjithë menduan se topi do të përfundonte ne rrjetë, Benzema arriti që ta dërgonte topin jashtë rrjetës së portës, duke i befasur të gjithë të pranishmit.

Indiferent, madje, nuk mund të qëndronte as edhe trajneri Zidane që, zakonisht, është e vështirë ta nxjerrësh nga ekuilibri. Ai, duke mos u besuar syve, u përplas në tokë!

Sfidanti.al